Enver Hoxhaj | Foto: KALLXO.com

Ministrat e Jashtëm-Një Raportim në Komision për 22 Muaj

Vetëm pas 22 muajve prejse është krijuar qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, ministri i jashtëm i është përgjigjur ftesës për të raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme për zhvillimet në këtë dikaster.

Në 31 mbledhjet që i ka mbajtur ky komision parlamentar gjatë këtij mandati, asnjëherë nuk ka raportuar Ministri i Punëve të Jashtme.

Javëve të shkuara KALLXO.com ka kërkuar të marrë informacione nëse anëtarët e këtij komisioni u kanë bërë ftesë ndonjëherë ftesë ministrave të jashtëm për raportim.

Kryetari aktual i Komisionit për Punë të Jashtme Elmi Reçica tha për KALLXO.com para disa ditësh që kanë qenë dy kërkesa për raportim ndaj Ministrave për Punë të Jashtme por që sipas tij nuk janë realizuar.

“Kanë qenë dy kërkesa për interpelancë të ministrave të jashtëm, por pse nuk janë realizuar unë vërtet nuk kam ndonjë informacion. Këto kërkesa kanë qenë në janar dhe prill të vitit të kaluar, por sigurisht ka pasur zhvillime tjera dhe pastaj nuk janë realizuar,” sqaroi Reçica.

Gjatë mandatit të deritashëm të këtij komisioni që nga dhjetori i vitit 2014 kur kjo qeveri nisi detyrën, Hashim Thaçi la postin e ministrit të jashtëm kur u zgjodh President në prill të këtij viti, duke ia lënë pozitën e kreut të diplomacisë për dy muaj zëvendësministrit të atëhershëm Petrit Selimi. Më pas ministër i Punëve të Jashtme u zgjodh Enver Hoxhaj.

Por asnjëri nga këta ministra, ose ushtrues detyre nuk u ftuan në komision deri sot, edhe pse në këtë periudhë ndodhi dështimi i Kosovës për t’u pranuar në UNESCO, organizatën e kulturës, arsimit dhe trashëgimisë kulturore të OKB-së dhe pati pak njohje të shtetësisë.

http://kallxo.com/kosova-deshton-per-tri-vota-ne-unesco/

Ndryshe ndodhi në kohën e Qeverisë Thaçi të periudhës 2011-2014 kur kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme ishte ish-lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti e ministër i jashtëm Enver Hoxhaj. Hoxhaj atëkohë raportoi 7 herë para komisionit.

Hoxhaj: Autoritetet Hungareze Nuk Po i Keqtrajtojnë Emigrantët

Hoxhaj: Kosova Me Strategji Për Anëtarësim në OKB

Hoxhaj, para Komisionit për Punë të Jashtme të drejtuar nga bashkëpartiaku i tij Elmi Reçica doli vetëm sot, pas gati dy vjetësh të punës së komisionit, ndërsa u deklarua për shumë çështje.

Hoxhaj foli për rritje të ndikimit rus në Ballkan, arrestimin e komandantit rajonal të policisë në Mitrovicë Nehat Thaçi, njohjet për Kosovën dhe tema tjera.

http://kallxo.com/ministri-hoxhaj-sheh-rritje-te-ndikimit-rus-ne-ballkan/