Arkiv - Mimoza Kusari Lila në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Mimoza Kusari: Pati Gjuajtje me Armë nga Selia e AAK-së

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila në emision “Click” të RTV21 tha se fushata zgjedhore në Gjakovë ka shkuar mirë dhe se pa dallim ka pasur sjellje të mira të partive politike siç tha ajo përveç natës së zgjedhjeve ku është gjuajtur me armë nga selia e AAK-së.

Kandidati i AAK-së Ardian Gjini u kundërpërgjigj duke thënë se asnjë njëri nuk ka gjuajtur me armë dhe se nuk është në rregull me “kuzhinuar” këso gjërash.

Gjini më tej tha se Kusari -Lila pa asnjë fakt po nxjerrë fjalë në emision që njerëzit kanë gjuajtur më armë dhe se kjo nuk është në rregull.

Deklaratën e Mimoza Kusari-Lilës mund ta gjeni në këtë link. /21Media