Mimoza e AKR-së më e ‘Madhe’ se Mimoza e Alternativës

Ndërrimi i partisë si duket ka ndikuar edhe në ndërrimin e numrit të votave të Mimoza Kusari-Lilës në kandidaturën e saj për Gjakovë.

Mimoza Kusari- Lila, Kryetare e Alternativës shënoi rënie drastike në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në krahasim me ato të zgjedhjeve të vitit 2013.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kusari Lila, mori 12 mijë e 643 vota , përkatësisht 31, 69 përqind të votave në Pejë.

Në anën tjetër, në vitin 2013 kishte arritur 20 mijë e 160 vota apo 43. 95 përqind të votave totale.

Në dy palë zgjedhjet lokale, Kusari-Lila nuk arriti fitore në raundin e parë.

Në vitin 2013, ajo u sfidua nga Pal Lekaj i koalicionit AAK- LDD që me vota ishte afro 8 përqind më poshtë se Kusari –Lila.

Në anën tjetër, në zgjedhjet e sivjetshme, ajo do të garojë në raundin e dytë me Ardian Gjinin, nga AAK i cili prin me 9 përqind më shumë vota se Kusari –Lila.

Sa i përket votave për Kuvendin Komunal, Alternativa, partia e formuar rishtas , arriti të marrë 6 mijë e 564 apo 13,90 përqind të votave totale.