Milionat për rrugët në Suharekë dhe Rahovec

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Suharekës dhe Rahovecit.

Siç bëhet e ditur përmes një postimi në ‘Facebook’, komuna e Suharekës nga mbështetja e MIT-së për vitin 2019, përfiton mbështetje në pesë projekte në vlerë prej 1.063.367 euro.

Rahoveci përfiton mbështetjen për dy projekte në vlerë prej 220.000 euro për këtë vit.

Ndërsa, në dy vitet e ardhshme janë paraparë të ndahen edhe 1.280.000 euro për përmbylljen e këtyre projekteve.

“Për Rahovecin, Lekaj kumtoi edhe lajmin për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në 4 korsi, nga Rahoveci deri në Xërxë, projekt ky me vlerë rreth 3.5 milionë euro”, thuhet në postimin e MTI-së në ‘Facebook’.