Naim Bardiqi - Serketar në MSh

Milionat e huaja për shëndetësinë kosovare

Janë një 1.1 milion euro që Qeveria e Japonisë do t’i ndajë për shëndetësinë kosovare në vitin 2019 në aparatura të reja e të sofistikuara, tha për KALLXO.com sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi.

“Janë identifikuar nevojat për blerjen e aparaturave. Të gjitha këto nevoja janë paraqitur ‘Crown Agent’ i cili në bazë të marrëveshjes ka mandatin që të sigurojë blerjen e pajisjeve sipas kërkesave tona. Kanë ardhë dhe e kanë bërë identifikimin e hapësirave se ku do të vendosen këto pajisje, një CT për Klinikën e Neurologjisë, një aparat i rentgenit i cili do të shërbejë për Klinikën e Infektologjisë, bronko-skop për patohistologji në Pulmologji dhe të gjitha janë në proces e sipër. Për çdo fazë se deri ku ka ardhë procesi do të njoftohemi. Tash është në procesin e tenderimit, jemi njoftuar që edhe pas tenderimit aparaturat që do të blehen do të prodhohen prandaj zgjatë koha e transferimit të këtyre aparaturave”, tha Bardiqi.

Sipas tij, milionat për shëndetësinë e vendit po vijnë edhe nga qeveritë e tjera.

“Kemi edhe qeverinë italiane e cila poashtu në Kardiokirurgji ka ofruar një donacion 3.5 milionë euro dhe nga kjo nuk ka shumë ditë që është bërë firmosja e marrëveshjes. Është një vazhdimësi e donacionit italian, projekti me partnerin strategjik ‘Lux Development’ gjithashtu është një prej donatorëve më të mëdhenj është edhe në parim kryesuesi i Komitetit të Donatorëve, Qeveria e Luksemburgut në masën monetare më të madhe investon në sektorin e shëndetësisë”, tha Bardiqi.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për donacionet që i janë ndarë shëndetësisë së vendit.

https://kallxo.com/3-milione-dollare-material-mjekesor-per-spitalet-e-kosoves/

https://kallxo.com/drejtoret-nuk-e-ndalin-luksin-qkuk-merr-carcafe-si-donacion/

https://kallxo.com/shba-jep-donacion-5000-carcafe-klinikes-se-kirurgjise/

https://kallxo.com/brufena-donacion-per-shendetesine-e-kosoves/

https://kallxo.com/italia-ndihmon-qkuk-ne-me-aparatura-ne-vlere-370-mije-euro/