Arkiv - Milan Radoiçiq (në mes, pa kravatë), pasi u emërua nënkryetar i Listës Serbe, Foto: Kossev/Balkan Insight

Milan Radoiçiq zgjidhet kryetar i ‘Federatës së Futbollit për Kosovë e Metohi’

Në mbledhjen e kuvendit të të ashtuquajturës Federata Serbe e Futbollit për Kosovë dhe Metohi, e mbajtur sot, kryetar është zgjedhur kryetari i derisotshëm i një klubi serb futbolli që mban emrin “Trepça” dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Siç njofton portali kossev.info, për vendimin mbi emërimin e Radoiçiqit kanë votuar gjithsej 30 pjesëmarrës nga 40 anëtarët, thuhet në njoftimin e KF Trepça.

Po ashtu, portali njofton se pos zgjedhjes së kryetarit të Federatës, kuvendi ka zgjedhur edhe zëvendëskryetarin dhe Bordin Drejtues, si dhe sekretarin gjeneral.

Si zëvendëskryetar është përzgjedhur Radisav Mutavxhiq.

Në kuvend kanë marrë pjesë delegatët nga të gjitha bordet e qarkut në territorin e Kosovës.

Në një reagim të saj, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) kishte dënuar tendencën për zgjedhjen e kryetarit të të ashtuquajturës Federata serbe për Kosovë dhe Metohi.

FFK dënon tendencat e Serbisë për zgjedhjen e kryetarit të Federatës Serbe për Kosovë

www.kallxo.com