Milaim Zeka: Shpend Ahmeti nuk ka bërë krim në jahtin e Devollve

Pronari i kompanisë Dardafon.net, Blerim Devolli është duke raportuar sot në Komisionin Hetimor për Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Deputeti Milaim Zeka u shpreh i pakënaqur me pyetjet që kolegët e komisionit ia derejtuan Blerim Devollit, ndërsa për të gjitha këto pyetje Zeka i tha që të ‘mos frikësohet’

“90 përqind të pyetjeve ti kemi bërë pse e ke maru shtëpinë me gjashtë dhoma e me shtatë, pse me dy prej dritaren kry pse anej, u vërejte që në mesin e pyetjeve sesi kur jemi në fushatë elektorale e po dojmë me fitu vota” tha Zeka.

Duke iu referuar pyetjeve të kolegëve për takimet e Devollit me liderë shtetëror Zeka tha që nuk e ka problem të takoj Blerim Devollin.

“Nuk e kam problem met taku ty kurdush, sepse përmua nuk je kriminel as kurgjo, por më vjen keq çfarë imazhi ne si deputet po krijojmë në opinon se ne nuk po bojka me u taku me të. Asnjë krim nuk e ka bërë Shpend Ahmeti që ka qenë në jahtin e Shkëlqim Devollit, dhe nesër me mardh mu Shkëlqimi bash deri në Sarandë shkoj më të”, tha Zeka.

https://kallxo.com/blerim-devolli-thote-se-nuk-e-njeh-adem-grabovcin/

\