Milaim Zeka - Arkiv
Milaim Zeka përballet me akuzat për vizat dhe shmangien e tatimit
Deputeti Milaim Zeka, Ilir Krasniqin e Edmond Kërliu sot pritet që të dalin para gjyqit për t`u përballur me akuzat e Prokurorisë për mashtrim ndaj 900 qytetarëve, shmangie tatimi dhe pastrim të parave. Senca mbahet pasi gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesat dhe të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.
Prokuroria Speciale pretendon se Ilir Krasniqi, Milaim Zeka duke përdorur në agjencion punësimi kanë mashtruar 900n kosovarë duke iu marrë para gjoja për sigurimin e vizave të punës në Gjermani.
Gjithashtu, të pandehurit Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, sipas prokurorisë kanë kryer veprën penale pastrimi i parave lidhur me veprat penale mashtrimi dhe shmangia nga tatimi.
“Nuk e ndiej vetën fajtorë për asnjërën pikë të aktakuzës” kishte deklaruar Zeka në nisje të këtij procesi gjyqësorë.
Gjykatësi i cili po e gjykon këtë lëndë është Musafë Tahiri, ndërsa aktakuza është duke u përfaqësuar nga Prokurori Special Atdhe Adema.