VIDEO - Milaim Zeka- Devollit: Kurrfarë krimi s’ke ba

Deputeti, Milaim Zeka në pyetjet për pronarin e kompanisë  Z- Mobile,  Blerim Devolli ka thënë që për gjithë këtë dështim, ai nuk ka faj por ka faj vetëm qeveria.

“Ju mbroni biznesin e juj që për mu është krejt normale, nëse dikush është fajtor për çfarëdo afere është qeveria, vala, Telekomi, unë si deputet do të kërkoj vetëm sqarime edhe unë do të kisha nënshkruar kontratën bile dy më shumë se ti”, tha Zeka.

Tutje Zeka pyeti Devollin se çka e ka shtyrë të nënshkruaj këtë kontratë, “çfarë zori të shtini me bo atë marrëveshje”

“Ne kemi bo marrëveshje, Telekomi nuk e ka mbajte atë marrëveshje, dhe nuk e kanë ratifikuar”, iu përgjigj Blerim Devolli.

Blerim Devolli pyetjeve të anëtarëve të Komisionit është duke iu përgjigjur në konsultim të vazhdueshëm më tre këshilltarët e tij.

Në këtë moment, Telekomi i Kosovës gjendet para një borxhi rreth 26 milionë eurosh ndaj Z- Mobile, për të cilën kompania i ka dhënë afat për pagesë deri në fund të qershorit, në kërcënim të përmbarimit.

Në të njëjtën kohë, Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile janë në negociata për të vazhduar ose jo kontratën e cila skadon po ashtu në fund të qershorit.

 

https://kallxo.com/blerim-devolli-tregon-si-eshte-perfshire-ne-telekom/