Foto: Kallxo.com

Milaim Zeka, Agron Mustafës: Biografia jote flet për rrahje të femrave

Ish-kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, është paraqitur sot para deputetëve anëtarë të Komisionit Parlamentar për hetimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës me një vlerësim të papritur.

Mustafa ka thënë që deputeti Milaim Zeka është kundërligjshëm pjesë e këtij komisioni meqë kompania e tij ka marrë para nga PTK për reklamim.

“Deputeti Milaim Zeka kundërligjshëm është pjesë në këtë Komision. Milaim Zeka ka qenë pjesë kontraktuale e Telekomit, ku ka përvetësu deri 100 mijë euro. Kjo është kundër Kodit Penal të Kosovës. Deri para se të bëhet deputet, Milaim Zeka ka bërë shantazhe publike kundër meje, dhe jam intervistu nga policia dhe për këtë nuk duhet të jetë pjesë e këtij Komisioni”, tha Mustafa.

Por Milaim Zeka ka reaguar ashpër ndaj komentit të Mustafës.

Foto: Kallxo.com

“Krejt biografia jote flet për rrahje të femrave dhe rrahja me ‘Tarkanin’ dhe me Rexhë Gjonbalajn. Ato shantazhe që i ke ba, vazhdo bëji pas këtij institucioni. Unë s’kam pas kontratë personale por me kompaninë ‘Mozaiku’. Ti gjëërat që i ki vazhdoji pas institucioneve të Kuvendit. Agjencioni Kundër Korrupsionit e trajton a ka konflikt interesi”, tha Milaim Zeka.

Kryetari i Komisoonit hetimor Visar Ymeri ndërhyu në këtë polemikë duke mos e lejuar të vazhdojë më tej.