Mikullovci Konfirmon Pjesëmarrjen në Takimin me PAN-in

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës Adem Mikullovci, ka pranuar që sërish të merr pjesë në takim konsultativ me koalicionin PAN, të mërkurën.

“Duhet të mbahet një bisedë konsultative me gjitha partitë e Kuvendit. Vetëvendosja nuk është për me mbajt takim të tillë”, tha Mikullovci.

Mikullovci e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij edhe për një takim të tillë duke thënë se nuk do të toleroj më ‘zhagitje’ të procesit.

“Unë do të shkoj në takim me ta… Kjo është hera e fundit. Do të takohem me ta të mërkurën do t’i dëgjoj dhe do tua bëjë pyetjen se kur do të vijnë me propozim në seancën e Kuvendit, u shpreh Mikullovci.