Mikrofinancat me kamata prej 21% për kredi
Vlera e kredive që ua kanë lëshuar institucionet mikrofinanciare qytetarëve të Kosovës është 194.5 milionë euro. Prej tyre, 129.4 milionë euro janë lëshuar kredi për ekonomitë familjare kurse 65.1 milionë euro për ndërmarrjet.
Norma e interesit në kredi nëpër institucionet mikrofinanciare është 21.0%.
Rritja vjetore e kredive nëpër institucionet mikrofinanciare është 26.9%. Përderisa për ekonomitë familjare rritja vjetore e kredive është 31%, e për ndërmarrje është 19.6%.
Të hyrat e institucioneve mikrofinanciare në Kosovë vlerësohet të jetë 12.8 milionë euro. Prej totalit të të hyrave, 10.3 milionë euro janë të hyra nga interesi.
Shpenzimet e institucioneve mikrofinanciare kapin shumën e 10.6 milionë euro. Nga kjo shumë, 2.4 milionë euro janë shpenzimet e interesit kurse 4.5 milionë euro janë shpenzimet e personelit dhe ato administrative.
Profiti neto i institucioneve mikrofinanciare në Kosovës është 2.2 milionë euro.
Në Kosovë janë 23 institucione mikrofinanciare. Prej të cilave 15 janë në pronësi të huaj. Këto 23 institucione mikrofinanciare kanë 159 njësi në të gjithë Kosovën.
1,339 persona janë të punësuar nëpër të gjitha njësitë e institucioneve mikrofinanciare.