Marshi në Beograd - Foto: BIRN

Mijëra serbë marshojnë në Beograd në nderim të Oliver Ivanoviqit

Mijëra serbë vërshuan sonte rrugët e Beogradit në përvjetorin e parë të vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, vrasësit e të cilit ende nuk janë gjetur.

“Sonte po marshojmë në nderim të Oliver Ivanoviqit i cili mendonte me kokën e tij dhe i cili luftoi deri në fund të jetës së tij për paqe dhe bashkëjetesë mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe Metohi”, tha aktori serb Bane Trifunoviq në fillim të protestës.

Lideri i partisë Liri, Demokraci, Drejtësi u vra një vit më parë në Mitrovicë i cili po bëhej gjithnjë e më i zëshëm me kritika ndaj Qeverisë së Beogradit.

Gjatë marshimit, protestuesit ndezën dritat e celularëve të tyre dhe qirinj në kujtim të Ivanoviqit.