Mijëra protestues kundër dhunës politike në Beograd

Disa mijëra qytetarë serb morën pjesë në një marsh të quajtur ‘Jo më këmisha të përgjakura’, në Beograd, duke protestuar dhunën në politikë.

Kjo pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviq u përgjak në një sulm në fund të nëntorit.

Opozita i bëri thirrje qytetarëve për protestë lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit.

 

Protestuesit mbajnë një shenjë që thotë: “Do të shkoni në burg, Ceca gjithashtu.” Këngëtarja popullore serbe Svetlana Raznatoviç Ceca mbajti një koncert në Mitrovicën e Veriut të Kosovës, ku disa dhjetëra njerëz organizuan një protestë kundër rritjes së taksave prej 100 përqind për importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Foto: BIRN / Maja Zivanoviq