Kundërshtuesit e referendumit duke festuar para Kuvendit të Maqedonisë - Foto: REL

Mickoski: Populli i tha ‘Jo’ marrëveshjes me Greqinë

Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE tha sonte se populli i Maqedonisë i ka dhenë “Jo” marrëveshjes me Greqinë për emrin e shtetit.

“Numri i qytetarëve që i kanë dhënë mbështetje, përkatësisht numri që kanë abstenuar është shumë më i madh se i atyre që kanë votuar marrëveshjen. Populli i tha “Jo” marrëveshjes me Greqinë. Populli tregoi pjekuri të lartë demokratike dhe ndërgjegje patriotike. Populli dërgoi mesazhin e fuqishëm për ruajtjen e emrit të Maqedonisë. VMRO DPMNE-ja mbetet me popullin dhe do të fitojmë. Kjo nuk është vetëm se disfatë për referendumin, por edhe për krimin e kësaj qeverie. Qeveria ka humbur legjitimitetin dhe duhet të respektojë vullnetin e qytetarëve”, ka deklaruar Mickovski pas përfundimit të referendumit.

Ndërkohë, para Kuvendit të Maqedoni, kundërshtarët e referendumit kanë nisur festimin e siç thonë fitores së tyre për bojkotin e referendumit.

Para institucionit ligjvënës janë tubuar disa qindra qytetarë në organizim të kongresit botëror maqedonas dhe të partisë pro-ruse “Maqedonia e Bashkuar”.

Ata kanë përgëzuar siç thonë “guximin e qytetarëve të cilët nuk iu përgjigjen thirrjen për të votuar marrëveshjen që kapitulluese për gjuhën, kulturën dhe identitetin maqedonas”.

Rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote ishin ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”. (REL)