Metodë e re e operacionit në QKUK

Në Kirurgjinë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është aplikuar metoda më e re kirurgjike,video-kirurgjike, “Vats Uniportal”

“Operacioni është kryer me sukses të plotë nga stafi vendor, nën drejtimin e Drejtorit të Kirurgjisë Torakale, Dr. Saudin Maliqi” thuhet në njoftimin e QKUK-s1%

Sipas tyre kjo metodë kirurgjike konsiston në operacion pa hapje të kraharorit, e përcjellë me video-kirurgji. Për të trajnuar stafin muaj më parë, për këtë lloj intervenimi në Prishtinë ishin kirurgë të huaj.

Kirurgjia Torakale po synon avancimin e ekspertëve vendor duke i trajnuar ata jashtë vendit.