Mësohet numri i ushtarëve që do t'i ketë FSK-ja

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama po raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me  raportin vjetor të punës për vitin 2018.

Kryetari i Komisionit, Haxhi Shala (Nisma) e uroi komandantin e FSK pasi sipas tij për herë të parë po raporton pas misionit të ri të kësaj force si Ushtri e Kosovës.

Ndërkaq, komandant Rama fillimisht i uroi të gjitha gratë në Kosovë për 8 Mars.

Duke prezantuar raportin e punës për vitin 2018, Rama tha se kanë arritur qe në FSK ti integrojnë 37 pjesëtarë të komunitetit serb nga pjesa veriore e vendit.

“Për herë të parë 37 pjesëtarë serbë të pjesës veriore kemi arritur ti integrojmë në FSk. 5.5 për qind e kemi pasur pjesëmarrjen e kominitetit serb, por edhe të tjerëve.  Megjithatë, shantazhet kanë ndikuar qe mbi 70 pjesëtarë serbë e kanë lënë FSK-në por i kemi  edhe të tjerët që janë shumë mirë të integruar. Tre serbë i kanë kryer trajnimet bazike”, tha ai.

“Kemi pasur operacione brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu 8 për qind e pjesëtarëve në FSK janë gra, tha ai.

Sipas Ramës, FSK gjatë 2018-ës ka marrë pjesë në trajnime shumë të rëndësishme ndërkombëtare, që janë pjesë e NATO-s dhe Ushtrisë amerikane.

“Kemi pas mbi 77 kurse profesionale mbi 1302 pjesëtar tonë kanë kryer trajnimet. Mbi 225 aktivitet tjera, shkollime dhe trajnime janë mbajtur me partenerët tonë në kurse që janë të nivelit më lartë si shtete të standardeve të NATO-s. E kemi edhe akademinë tonë. Jemi në fazën finale të akreditimit të programeve dhe këtë vit 19/20 ta bëjmë akademi regjionale. Ky do të jetë nje program komplet anglisht”, tha ai.

Komandanti i ushtrisë bëri të ditur se FSK-ja do ti ketë 2 mijë 800 pjesëtarë aktivë.

“Afër 7 mijë aplikanë për ushtarë të ri kanë aplikuar tashmë. Jemi në proces të zgjedhjes dhe seleksionimit. Kemi mbi 600 të rinj, gjysma e tyre do të fillojnë këtë vit, pra me 1 gusht të jenë pjesë e FSK. S’kemi problem me buxhet sepse kemi vende të lira për këta të rinj. Me 1 janar do të fillojë gjysma tjetër si pjesë aktive e forcës. FSK do ti ketë 2800 pjesëtarë aktiv. Aktualisht, mosha mestare e pjesëtrëve është 35-37 vjet, por kjo do të ndryshojë me rekrutime e fundit”, tha ai.

Ndërkaq, anëtari i Komisionit,  Rexhep Selimi (LVV), tha se Ushtrisë së Kosovës i duhet me shume buxhet.

“Natyrisht se buxheti aktual nuk mjafton që të kemi një ushtri të mirëfilltë dhe funksionim”, u shpreh Selimi.

Kurse, Ismet Beqiri (LDK), tha se FSK i bën krenarë të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Për shtate vite FSK me qenë institucioni më i besueshëm kjo flet vet. Asgjë tjetër me shume se Ushtria nuk na ka bërë bashkë”, tha Beqiri.

Ndërsa, Aida Dërguti (PSD), lidhur me pjesëtaret gra të FSK tha se kuota gjinore është tjetër.

“Ju thatë se 8 për qind jane femra. Jam e interesuar të di se sa vajza do t’i pranoni në ushtri, pas këtyre rekrutimeve të fundit”, tha deputetja.

Kurse komandati Rama u përgjigj se i gëzon fakti që aktualisht janë mbi 8 për qind femra.

“Aktulaisht 500 femra kanë aplikuar. Nuk kemi kuotë por secila që do t’i plotësojë kriteret do të jenë në FSK, pasi nuk kemi kuota sa do ti marrim”, shtoi Rama.