Falja e namazit të kurban-bajramit | Foto: RTV 21

Mesazhi për Bajram: Amanet i Amaneteve Fuqizimi i Shtetit

Ceremopnia qendrore e faljes së namazit të kurban bajramit u zhvillua në Xhaminë e Msdhe në Prishtinë, ndërsa gjatë saj dolën mesazheje për paqe dhe fuqizim të shtetit.

Faljes i priu Jakup Çunaku, drejtor i Merdresesë “Alaudin” në Prishtinë. Ai pas faljes dha edhe mesazhet që përçon kjo festë e bamirësisë dhe sakrificës, sdi dhe vetë feja islame.

“Islami si fe hyjnore në vete bart mesazhin e paqes universale dhe si parim bazë ka formimin e një shoqërie të shëndoshë, dinjitoze e humane me vlera të larta morale”, tha Çunaku.

Por ai konstatoi se bota është larg paqes.

“Te një pjesë e njerëzimit po thuajse ka humbur arsyeja dhe humaniteti andaj të lutemi në këtë ditë të bekuar dhe të kontribuojmë për shuarjen e çdo konflikti dhe armiqësie”, tha më tutje Çunaku.

Ai pati porosi edhe për politikanët dhe qyttrët e Kosovës.

“Nga ky vend i bekuar i ftoj të gjithë prijatarët tanë politikë si dhe qytetarët e Republikës së Kosovës që të punojnë e të kontribuojnë edhe më shumë për ndërtimin dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të vendit tonë. Kontributi i tyre për ndërtimin e një shteti funksional ku do të respektohet e drejta er çdo individi është amenet i amaneteve dhe detyrë i shenjtë”, deklaroi Çunaku.

Ndërsa, krye imami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, përcolli mesazhin dhe lutjen që të kemi sa më shumë solidaritet për ata që janë në nevojë, dhe në kushte të vështira ekonomike.

Aktualisht në Bashkësinë Islame të Kosovës ka filluar pritja tradicionale e mysafirëve.