Tym në Kuvendin e Shqipërisë - Foto: Rtv21

Mes Tymit në Kuvend Votohet Pro Prokurores së Përkohshme

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar mes tensioneve Arta Markun prokurore të përgjithshme të përkohshme.

Kryeprokurorja e re mori 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime.

Ndërkohë, protesta e opozitës përpara Parlamentit ka degjeneruar edhe në dhunë.

Përveç hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, përplasje pati edhe jashtë Kuvendit.

Protesta po mbahet në kohën kur po zgjidhej Prokurorja e Përgjithshëm e Përkohshme.

Opozita më herët nuk është bërë pjesë e procesit, duke e quajtur antikushtetues. /21Media