Foto: KALLXO.com

Merr Udhë Auditimi i Milionave të Partive Politike

Deri më tani, partitë politike në të përfaqësuara me deputetë në Kuvendin e Kosovës kanë marrë miliona nga buxheti i Kosovës në kuadër të një fondi të ashtuquajtur për demokratizim, por ato para nuk janë audituar asnjëherë për mënyrën se si janë shpenzuar.

Anëtarët e këtij komisioni janë pajtuar që të ketë auditim edhe pse gjatë diskutimit janë përmendur sfida që do mund të dalin gjatë këtij procesi.

Kryetari i Komisionit Faton Topalli nga Vetëvendosje tha se subjektet politike duhet të auditohen meqë ato financohen dhe marrin buxhet nga Kuvendi i Kosovës.

“Ne si komision kemi kërkesën që të bëhet auditimi i subjekteve politike. Duhet të jenë 10 auditorë që do bëjnë auditimin për vitin 2013 deri në vitin 2016”, tha Topalli.

Por këtu reagoi nënkryetari i komisionit Ali Sadriu nga LDK-ja duke thënë se kjo çështje është dashur të bëhet nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Ai u u shpreh skeptik se si do të gjenden 10 auditorë për të kryer këtë punë.

“Është problem auditimi i partive politike dhe kurrë nuk do të mundet t’i nxjerrë në shesh krejt financat”, tha Sadriu.

Ai tha se nuk është problem buxheti për t’u bërë auditimi i subjekteve politike. Lënien anash të kësaj çështjeje ai e ka vlersuar si “mungesë motivi” për ta bërë këtë.

Ndërsa deputeti Avdyl Ymeri nga PDK tha se se auditimi i subjekteve politike duhet të bëhet.

“Ajo që është në interes është te dihet si financohen partitë politike dhe nga kush”, tha Ymeri.

Pas shume diskutimeve kryetari i komisionit Faton Topalli ua rikujtoi kolegëve se ka subjekte politike në Kosovë që kanë publikuar raportin e financave.

“Jam i obliguar të ju kujtoj se janë dy parti politike që kanë bërë publike raportet e financiare. Është Vetëvendosje dhe AAK. Kryetari i kuvendit Kadri Veseli tha që shume shpejt PDK do të bëjë publik raportin dhe nuk e di pse se ka bërë ndërsa përfaqësues të LDK po thonë qe nuk po ju punon faqja zyrtare”, tha Topalli.

Por anëtarë të komisionit reaguan duke thënë se raportet financiare të bëra nga vetëvendosje nuk janë zyrtare meqë ato nuk janë të audituara.

Dorëzimi i raporteve financiare të partive politike ka qenë së fundmi një nga preokupimet kryesore të shefes së Zyrës së bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Të mërkurën ajo këtë çështje e kishte diskutuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

http://kallxo.com/brenda-javes-emerohet-ministri-integrimit-evropian/

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, besnik Osmani, vitin e kaluar, në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” kishte folur për auditimin e partive politike.

http://kallxo.com/auditori-nuk-preferon-auditimin-e-partive-politike/