Kancelarja gjermane, Angela Merkel - Foto: REL/AFP

Merkel shkruan pas eliminimit të Gjermanisë

Ish-kampioni botëror, Gjermania u eliminua nga garat e Kupës së Botës pasi u mposht nga përfaqësuesja e Koresë së Jugut me rezultat 2-0.

Për eliminimin e Gjermanisë, ka shkruar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në një postim në profilin e saj zyrtar në “Facebook”, kancelarja Merkel është shprehur e mërzitur.

“Shumë keq. Jemi të mërzitur të gjithë sot”, ka shkruar Merkel në “Facebook”.

Në vitin 2014 Gjermania ishte shpallur kampion i botës.

https://kallxo.com/gjermania-eliminohet-nga-boterori/