Foto: CNN

Merkel shihet sërish duke u dridhur

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është parë duke iu dridhur trupi në publik për të tretën herë në më pak se një muaj, duke ngritur shqetësime të mëtejshme mbi shëndetin e saj, raporton CNN.

Merkel, 64 vjeç, u dridh kur qëndroi pranë kryeministrit finlandez Antti Rinne gjatë një paraqitje në Berlin të mërkurën.

Më pas Merkel tha se ajo ishte “mirë”, duke shtuar se ajo “është duke punuar në disa gjëra” që kur ishte parë për herë të parë duke u dridhur gjatë një ceremonie me presidentin ukrainas, Volodimir Zelensky, më 18 qershor.

“Por unë jam shumë mirë dhe nuk duhet të shqetësohemi”, u shpreh Merkel.

Incidenti i fundit vjen pasi Merkel u pa për herë të dytë duke u dridhur më 27 qershor kur mori pjesë në një ngjarje me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Atje ajo u pa duke kryqëzuar krahët derisa dridhej. Merkel fillimisht ia la fajin dehidrimit për incidentin e parë gjatë takimit të saj me Zelensky-n.

https://kallxo.com/video-dridhje-e-cuditshme-e-kancelares-merkel/

www.kallxo.com