Foto: BBC

Merkel shihet përsëri duke u dridhur në Berlin (VIDEO)

Kancelarja gjermane Angela Merkel u pa duke iu dridhur trupi edhe një herë gjatë një ceremonie në Berlin të enjten, tetë ditë pas një incidenti të ngjashëm, raporton BBC.

Video tregon Merkelin, 64 vjeçe, duke kapur krahët ndërsa trupi i saj po dridhej. Pas rreth dy minutash, ajo dukej më e qëndrueshme dhe shtrëngoi dorën me ministrin e ri të Drejtësisë.

Asaj iu ofrua një gotë ujë, por nuk e piu.

Merkel kishte thënë se të dridhurat e herës së kaluar kishin ardhur nga dehidratimi.

Më vonë, ajo u nis për samitin e G20 në Japoni, siç ishte planifikuar.

“Të gjitha po ecin përpara siç është planifikuar. Kancelarja është mirë”, tha zëdhënësi Steffen Seibert.

Përgatiti: Dorentina Kastrati