Mërgimtarëve u lejohet të parkojnë në oborrin e komunës

Komuna e Lipjanit ka bërë të ditur se me propozimin e kryetarit Imri Ahmeti dhe me vendim të bordit të drejtorëve, që nga nesër me 16 korrik 2019, do t’iu lejohet të gjithë mërgimtarëve hyrja dhe parkimi i veturave në oborrin e komunës.

Sipas njoftimit, kjo mundësi do të vlejë vetëm për automjetet private të mërgimtarëve e që janë me tabela të huaja.

Parkimi do të jetë i lirë deri më datë 31 gusht 2019.

“Komuna e Lipjanit tashmë ka hapësirën e nevojshme për ti parkuar veturat të gjithë mërgimtarët të cilët kanë nevojë”, thuhet më tej në njoftimin e komunës përmes Facebook-ut.