Mërgimtarët presin deri në 6 orë në Merdare

Kolona e automjeteve deri në 2 kilometra Po vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në Merdare, të cilët janë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar se edhe sot janë regjistruar pritje të gjata në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë. Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Në Merdare, në këto momente pritjet për të dalur nga Kosova janë deri në 6 orë, ndërsa gjatësia e kolonës së automjeteve arrinë deri në 2 kilometra. Pritje deri në 2 orë e gjysmë ka në pikën kufitare Dheu i Bardhë, shkruan rtv21.tv.

Ndërkaq, për të hyrë në territorin e Kosovës nga këto pika kufitare, pritjet janë 3 deri në 5 minuta. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar gjendja e rrugëve që të shpijnë në pikat e kalimit kufitar janë të kalueshme. Kontrolloni pritjet në pikat kufitare të Kosovës në kohë reale duke klikuar këtu./21Media