Merdare foto Kallxo com

Mërgimtarët pas festave po largohen nga Kosova, kolona të gjata në pikat kufitare

Kolona e pritje të gjata nëpër pikat kufitare janë krijuar pasi shumica e mërgimtarëve pas përfundimit të festave të fundvitit kanë filluar të kthehen në për vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, në Merdare janë krijuar kolona deri në 900 metra për të dalë nga territori i Kosovës.

Për të dalë nga territori i vendit, qytetarëve aty po u duhet të presin deri në dy orë e gjysmë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, mirëpo aty qytetarëve nuk po u duhet të presin më shumë se gjysmë ore.

Ndërkohë, në pikat kufitare tjera, gjendja është më stabile dhe pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta.