Meremetime në asfalitin e shtruar para tre muajsh, shkak gypat e ujësjellësit

Shtrimi i rrjetit të ujësjellësit në një rrugë të Prizrenit ka pasur ndikim në rënien e asfaltit të shtruar më pas mbi këtë rrugë.

Në  rrugën që dërgon nga Prizreni për në Prevallë, më saktësisht tek parku i Marashit, nga tetori  i vitit 2017 e deri në mars të vitit 2019 ishin zhvilluar punime në ujësjellësin e Prizrenit.

Nga Parku i “ Marashit “ , rreth 3 kilometra deri te vendi i quajtur 40 Bunarët, po zhvillohen punime në restaurimin e sistemit të ujësjellësit.

Kallxo.com në dhjetor të vitit 2018 kishte raportuar për këto punime dhe kohëzgjatjen e tyre.

Në Muajin Mars – Prill të vitit 2019 Ministria e Infrastrukturës kishte asfaltuar rrugën e vetme që lidh Prizrenin me fshatrat e Zhupës.

Por tash kur kanë kaluar afro 3 muaj nga mbulimi dhe asfaltimi i rrugës, në një gjatësi  prej 200 metrash në 4 vende është prerë asfalti.

Bahti Nebiu nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për Kallxo.com ka sqaruar punimet e reja që po zhvillohen në rrugën e sapo asfaltuar.

Sipas tij këto punime që po zhvillohen janë meremetime, por jo për shkak të cilësisë së asfaltit.

Nebiu ka thënë se  pasi që Ministria e Infrastrukturës ka bërë mbulimin dhe asfaltimin e asaj pjese të rrugës, më vonë në pjesët që tashmë janë prerë për t’i meremetuar ka fjetur asfalti për shkaka të gypave të vjetër të azbestit.

Sipas Zyrtarit të Ministrisë, Bahti Nebiu,  Kompania e cila ka ekzekutuar punimet lidhur me ujësjellësin, më saktësisht sipas Inxhinierit të kësaj kompanie në disa pjesë të rrugës ku kalojnë gypat e vjetër  dhe që janë prej azbesti, nuk është bërë ngjeshja e mirë me rastin e mbulimit të atyre gypave.

Kjo për shkak  se gypat e vjetër të azbestit nuk durojnë pesha të rënda dhe lëvizje, andaj edhe në ato pjesë ka ardhur deri te ulja e asfaltit .

Nebiu sqaron se kanë kërkuar menjëherë reagimin dhe meremetimin e atyre pjesëve nga kompania përgjegjëse “ Drini Company “ dhe se këto punime do të përfundojnë shumë shpejt.

Zëdhënësja e Ministrisë së Infrastrukturës ,Fillojeta Konjuhi për Kallxo.com ka thënë se ministria ka bërë një praktikë me komunat nëpërmjet memorandumeve përmes të cilave  ju ndihmon Kkomunave duke i mbështetur financiarisht por proceduat i zhvillon komuna.

Sipas saj edhe në rastet kur Ministria i zhvillon procedurat e punëve, në momentin kur Ministria pas përfundimit të punimeve i dorëzon projektin komunës, atëherë ministria nuk mban përgjegjësi tutje.

Punimet që janë zhvilluar në atë pjesë të rrugës që kanë zgjatur rreth 1 vit e gjysmë ka qenë një bashkëpunim në mes bankës  Gjermnae KFË, dhe projekt i kompanisë së ujësjellësit “ Hidroregjioni Jugor “ në Prizren.

Donacioni i dhënë nga bana Gjermane KFË është zbatuar nga “Hidroregjioni Jugor”  e cila ka kryer punime kryesore për instalimin e ujësjellësit me qëllim rritjen e shërbimeve të ujësjellësit.

Vlera e Kontratës ka qenë rretj 1 milion e 925 Mijë Euro, sipas Ali Palushit, nga Zyra e Konsulencës në Prizren nga radhët e Bankës Gjermnae KFË.

Ditë më parë Kallxo.com ka raportuar se në Komunën e Prizrenit gjithashtu është intervenuar në një sistem të ujësjellësit  61 vjet të vjetër.

https://kallxo.com/prizren-nderrohen-gypat-e-ujesjellesit-61-vjet-te-vjeter/