Menyja e dites: Doreheqja e Kryeprokurorit Lumezi Foto: Protestoj

Menyja e ditës në vendin ku pi kafe Lumezi: Dorëheqja e kryeprokurorit

Organizatorët e protestës kundër Lumezit, të cilët protestuan dje kanë bërë sot në mëngjes një aksion simbolik para vendit ku Kryeprokurori Aleksandër Lumezi po pinte kafen e mëngjesit.

Ata kanë vendosur një tabelë që tregon për menynë e ditës, e që sipas tyre është dorëheqja e kryeprokurorit.

“Sot në orët e mëngjesit, aktivistët e #PROTESTOJ kanë bërë një aksion simbolik para kafenesë ku kryeprokurori Lumezi po pinte kafen pa bezdisje, ani pse brenda një jave, në dy protesta, kanë protestuar mijëra qytetarë duke kërkuar largimin e tij nga institucioni që drejton.  Arroganca e tyre, na bënë më të vendosur. Shihemi më 5 shtator, në protestën e radhës”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të protestës.