Kim Mehmeti. Foto: Kallxo.com

Mehmeti: Marrëveshja Kosovë- Serbi mund të jetë e përkohshme

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka parashikuar se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë e përkohshme, vetëm për një kohë të caktuar.

“Në Ballkan ka edhe marrëveshje të përkohshme, vetëm sa ta gënjejnë një popull për një kohë të caktuar, dhe unë kështu i shoh. Rrjedha e ngjarjeve tregon se të atilla janë, edhe marrëveshja për Bosnjën ka qenë e përkohshme derisa ta amortizohet një problem. Del puna që edhe Kosova s’paska qenë zgjidhje e përhershme, sepse tashti logjika më thotë, ju nëse i korrigjoni kufijtë atëherë nuk është ajo Kosovë që e kanë njohur 100 e sa shtete, domethënë është një Kosovë tjetër, çfarë të bëjmë ne me njohjet”, ka thënë Mehmeti.

Duke komentuar një korrigjim të mundshëm të territoreve të Kosovës me Serbinë, ai ka thënë se nëse një ide e tillë realizohet do të vihet te bashkimi i Kosovës me Shqipërinë natyrshëm. Por ai ka pyetur se çfarë bëhet në këtë mes me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni.

“Një Kosovë e tillë, siç thotë Presidenti, me kufi të korrigjuar, atë që në të vërtetë shkojnë me kilometra territore, ti automatikisht shtrohet pyetja se cili është kuptimi sa të jetë shtet i pavarur, kur që e zgjidhë problemin me Serbinë, atëherë menjëherë ajo duhet të orientohet si ta zgjidhë problemin, në fakt të bashkohet me Shqipërinë. Që është shumë e natyrshme, që mbas asaj Serbia nuk të bën problem, se s’ka pse, në fund të fundit kjo loja e Serbisë ka të bëj me Republikën serbe në Bosnje dhe mbas kësaj shtrohet pyetja çfarë merret, se nëse për një autobus serb të Kosovës i ndërron kufijtë c ‘bëjnë ata serb atje, nëse për një autobus serbësh ndërron kufijtë e Kosovës ç ‘bëmë ne 30 për qind e shqiptarëve të Maqedonisë”, thotë analisti shqiptar.

Duke folur për përkrahjen ndërkombëtare për këtë ide dhe për zhvillimet tjera politike në Kosovë, Mehmeti thotë se Kosova duhet të jetë mirënjohëse ndaj tyre por në të njëjtën kohë edhe parimore në disa vendime.

“Ne duhet të çlirohemi pak edhe nga varësia e të huajve në çdo gjë, tjetër është mirënjohja, ne duhet të u jemi mirënjohës Perëndimit, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës derisa të ekzistoj edhe shqiptari i fundit për atë që bën për shqiptarinë, por kjo mirënjohje nuk ta ndalon të jesh parimor ndaj vetvetes, kjo nuk ta ndalon, bile as nuk hidhërohen ata. Por, pse e bëmë ne këtë, ngaqë ne nuk e lexuam një lojë që na e bën burrështetasit tanë, ata i dëshmuan botës thua se ne jemi popull jo shtet formues, dhe andaj neve bota filloi të na shikoj si një fëmijë të retarduar të cilit nëse nuk i tregon se çfarë duhet të bësh, ai nuk e din se çfarë duhet të bëj, se ne e lamë këtë përshtypje, sepse ne gjithherë të huajt, pushtetarët tanë asnjëherë nuk i kanë thënë asgjë ndërkombëtareve, vetëm miqtë tanë perëndimor këtë, miqtë tanë perëndimor atë”, thotë shkrimtari Kim Mehmeti.

Kim Mehmeti: Thaçi po e kopjon idenë e ndarjes nga Dobrica Qosiq

.