Mediat në Serbi raportojnë për fotografinë e Flora Brovinës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Fora Brovina dje teksa zhvillohej një seancë në Kuvendin e Kosovës për shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë, doli para mediave dhe publikoi një fotografi, sipas saj të një gruaje teksa dhunohej seksualisht nga forcat serbe.

Menjëherë pas kësaj paraqitje, publikimi i fotografisë ngjalli shumë debat. Fillimisht u kundërshtua brenda në Kuvend e më pastaj edhe në opinion publik.

Por, mediat online në Kosovë zbuluan se fotografia që prezantoi Brovina është e publikuar edhe në disa faqe interneti për të rritur.

Kjo ngjarje mori vëmendjen edhe të mediave serbe. Disa nga to raportuan mbi lajmet e publikuara në mediumet kosovare.

Media onlione “Telegrafi.rs” pati këtë titull për publikimin e fotografisë nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Media e Prishtinës: Një fotografi e dyshuar nga ushtarët serbë që përdhunojnë shqiptarët është në fakt

Edhe media tjetër e njohur në Serbi, “Kurir” u referohet raportimeve të mediave online në Kosovë.

“Por, pas një kërkim në Google, nga mediat e Prishtinës është arriti në përfundimin se një foto që tregonte Brovina zbulon dyshim se nuk ka të bëjë me konfliktin në Kosovë, por ka të bëjë me krimet e kryera në Irak”, shkruan Kurir.

Ndërsa, midia oline “Danas” raportoi për njoftimin e Prokurorisë Speciale në Kosovë e cila tha se do të filloj hetimin.

Kjo medie po ashtu publikoj edhe reagimet në Kosovë për rastin e publikimit të fotografisë.

Edhe media tjetër serbe “B92” raportoi për publikimin e fotografisë të deputetes kosovare.

Fotoja e publikuar nga Brovina sipas mediave në Prishtinë pas një kërkimi në Google, ngriti dyshime se ajo është bërë në Kosovë”, ishte titulli i kësaj medie.

“B92” po ashtu iu referua mediave online në Kosovë.