Medalje për oficerët e FSK-së të cilët kanë kryer Akademinë Ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot janë ndarë medalje për oficerët e FSK-së të cilët kanë kryer Akademinë Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.

Para oficerëve të FSK-së të cilët kanë kryer Akademinë Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar, është mbajtur ligjërata ”Qasja në lidership”.

Kjo ligjëratë është mbajtur nga kolonel Roddy Winser, ligjërues i Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, ku ishte i pranishëm ishte edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Pas përfundimit të ligjëratës, me një ceremoni rasti janë shpërnadarë medaljet.