Me uniformë të policisë fëmijët festojnë në Prishtinë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, edhe komuna e Prishtinës është kujdesuar që të organizojë disa aktivitete për ta.

Sipas disa fotografive të postuar nga i pari i komunës, Shpend Ahmeti, shihen fëmijët të cilët marshojnë më uniformë të policisë përgjatë sheshit në kryeqytet.

“Dita e Fëmijëve 1 Qershori u festua me shumë aktivitete! Disa fotografi të shkrepura nga parada e fëmijëve në sheshin e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në rrjeti social ‘Facebook’.

KALLXO.com ka raportuar sot për disa aktivitete qe janë organizuar në nder të 1 qershorit.