Janjevë: Të bashkuar në varfëri

Më shumë se gjysma e familjeve në Kosovë, e konsiderojnë barrë të rëndë shpenzimet e shtëpisë

Më shumë se gjysma e familjeve në Kosovë shpenzimet e shtëpisë i konsiderojnë barrë të rëndë financiare, çereku si barrë të lehtë ndërsa për 10 për qind të familjeve shpenzimet e strehimit nuk e janë barrë.

Më shumë se gjysma e familjeve në Kosovë i konsiderojnë si barrë të rëndë shpenzimet që kanë të bëjnë me strehimin.

“Sipas grafikonit shihet se për 53.4% të ekonomive familjare, shpenzimet për strehim janë paraqitur si barrë e rëndë financiare, për 36.5% si barrë e lehtë financiare përderisa për 10.1% të ekonomive familjare shpenzimet për strehim nuk paraqesin barrë financiare”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Në shpenzimet për strehim janë përfshirë: pagesa e kredisë hipotekare, qiraja, sigurimet dhe pagesat për shërbime, shpenzimet për mbledhjen e plehrave, kanalizimet e ujërave të zeza, mirëmbajtja e rregullt, riparimi dhe shpenzime të tjera.

Ekonomia familjare përfshin të gjithë personat që jetojnë në një shtëpi apo banesë të përbashkët dhe që kanë të përbashkëta mjetet kryesore të jetesës.

Këto të dhëna, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e raportit-anketës “Rezultatet e Anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës 2018”.

Sipas ASK-së, anketa mbulon të gjitha ekonomitë familjare në territorin e Republikës së Kosovës pavarësisht nga madhësia e tyre ose karakteristikat socio-ekonomike. Anketa e të ardhurave dhe kushteve të jetesës në vitin 2018 përfshin një mostër prej 4.500 ekonomish familjare.