Irak - Foto: REL/Reuters

Më shumë se 70 të vdekur nga fundosja e varkës në Irak

Të paktën 72 persona kanë vdekur pasi një varkë e mbingarkuar u fundos në lumin Tigris në Irakun verior, njoftuan zyrtarët lokalë.

Tragjedia ndodhi në afërsi të qytetit të Mosulit më 21 mars gjatë festimeve të Nevruzit, festës së Vitit të Ri iranian.

Kolonel, Hussam Khalil, kreu i mbrojtjes civile në provincën Ninive, tha se shumë prej të vdekurve ishin gra dhe fëmijë.

Ai shtoi se operacionet e kërkimit ishin ende po vazhdonin.

Raportet thanë se varka ishte e mbushur me gra, burra dhe fëmijë që shkonin drejt një zone turistike si pjesë e festimeve.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, gjeneral major Saad Maan, njoftoi se ekipet e emergjencës arritën të shpëtojnë 55 persona.

“Anija u mbyt për shkak se kishte shumë pasagjerë në bord, më shumë se 100”, tha një zyrtar i sigurisë në Mosul.

Kryeministri i Irakut, Adel Abdel Mahdi, urdhëroi një hetim “të menjëhershëm” për aksidentin.

Në vitin 2017, forcat irakiane e rimorën Mosulin nga grupi ekstremist i ashtuquajtur Shtetit Islamik pas një fushate shkatërruese./REL