Më Pak Vjedhje në Suharekë

Raporti i është dërguar kryetarit të Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, ndërsa në të thuhet se vitin që shkoi ka pasur më pak vjedhje se në 2014-ën në Suharekë.

Sipas policisë numri i vjedhjeve të rënda në 2015-ën është më i vogël për 14 për qind në raport me vitin 2014, ndërsa zbulueshmëria e veprave penale të tilla është rritur për 15 për qind, gjithnjë në raport me vitin 2014.

Policia bën të ditur se fshatrat më të prekura nga vjedhjet ishin Samadraxha, Leshani e Gjinoci.

KALLXO.com raportoi vitin e kaluar për disa raste të vjedhjes në Suharekë.

http://kallxo.com/vjedhje-e-rende-ne-semetisht-te-suharekes/

http://kallxo.com/arrestohen-tre-te-dyshuar-ne-suhareke-per-tentim-vjedhje/

Edhe vrasja e 22 vjeçarit Egzon Mazreku në fshatin Sopi të Suharekës të mërkurën dyshohet se është kryer nga dikush që deshi të kryejë vjedhje në këtë familje. KALLXO.com shkroi për këtë vrasje dhe për pikëllimin e thellë të anëtarëve të familjes së Egzon Mazrekut.

http://kallxo.com/misteri-i-vrasjes-se-mazrekajt/