Më në Fund, Haradinaj Merr Vizë Amerikane

Kryeministri Ramush Haradinaj më në fund ka marrë përgjigje pozitive edhe nga Ambasada amerikane.

Haradinajt i është dhënë viza për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pasnesër ai do të niset për në këtë vend.

Këtë e ka konfrimuar për KALLXO.com këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi.

“Po, kryeministri e ka vizën amerikane dhe ai pasnesër në mëngjes do të udhëtojë për në Amerikë për Lutjet e Mëngjesit si dhe sigurisht që do të ketë takime tjera në bazë të funksionit që ka”, tha Matoshi për KALLXO.com.

Kryeministrit Haradinajt i ishte “vonuar” viza nga Ambasada amerikane dhe këtë e kishte konfirmuar edhe vetë duke thënë se është në pritje për të marrë vizën.

http://kallxo.com/haradinaj-e-pranon-se-nuk-eshte-dhene-viza-amerikane/

Ditë më parë, Haradinaj pati “vonesa” edhe me vizën britanike.

http://kallxo.com/ramush-haradinaj-merr-vizen-britanike/

Megjithatë, kabineti i tij njoftoi se kryeministri është pajisur edhe me vizë britanike.