Ilustrim: Aeroporti i Prishtinës - Foto: Aeroporti

Me armë në aeroport

Është arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës, pasi iu zu një pistoletë pneumatike.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që në hyrje të aeroportit në valixhen e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pneumatike me pjesët e saj dhe 3000 diabolla te cal. 4.5 mm”, thuhet në raportin policor.

Policia tregon se i arrestuari ëhtë liruar pas marrjes në pyetje nga prokurori, ndërsa rasti po hetohet.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të arrestimeve në aeroport.