Qeveria e Kosovës - Foto: ZKM

Më 28 nëntor shpallen zonë e mbrojtur Mali Pashtrik dhe Liqeni i Vërmicës

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është aprovuar propozim-vendimi për shpalljen e Zonës së Mbrojtur në Kategorinë e Parkut Natyror “Mali i Pashtrikut dhe Liqeni i Vërmicës”

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se kjo pikë është e paraparë në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kam biseduar edhe me ministrin e Shqipërisë dhe ata së shpejti do ta aprovojnë në qeveri dhe u dakorduam që me 28 nëntor të këtij viti në mënyrë solemne t`i shpallim si zona të mbrojtura”, tha Matoshi.

Qeveria e Kosovës në këtë mbledhje poashtu ka aprovuar nismën për negocimin e marrëveshjes për Amadamentimin e marrëveshjes së garantit ndërmjet Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim për financimin e projektit “Mënjanimin e ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore-faza.

Po ashtu është aprovuar edhe nisma për Lidhjen e Memorandumit të Partneritetit për “Iniciativa kombëtare të Frankofonisë” ndërmjet Kosovës dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.