Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik. Foto: Kallxo.com

Me 23 korrik gjykata pritet të jep verdiktin ndaj ministrit Valdrin Lluka, i akuzuar për konflikt interesi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik sot është përballur sërish me gjykatën, pasi i njëjti po akuzohet për konflikt interesi.

Në seancën e sotme e ka dhënë fjalën përfundimtare e ka dhënë mbrojtja e ministrit të akuzuar.

Mbrojtja ka kërkuar që Valdrin Lluka të lirohet nga akuza, duke i propozuar gjykatës prova shfajësuese për të.

Në fund të seancës së sotme është bërë e ditur se shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit, ministrit Valdrin Lluka do të bëhet me datën 23 korrik.

Sipas aktakuzës, tani ministri Lluka në cilësinë e zyrtarit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë më 23 maj 2014, ka vepruar në kundërshtim me ligjin, ashtu që ka kërkuar që të fillojnë procedurat për zotimin e mjeteve prej 20 mijë euro për OJQ-në “Jakova Innovation Center”, në të cilën OJQ, ka qenë themeluesi dhe njëkohësisht ka pasur edhe pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Promovimin e Investimeve.

Për konflikt të interesit në këtë rast akuzohet edhe Eliana Naka e cila sipas aktakuzës, si sekretare e përgjithshme e MTI-së më 2 qershor 2014 duke vepruar në kundërshtim me ligjin, ka marrë vendim që mjetet financiare në vlerë të përgjithshme prej 20 mijë eurove të ndahen në mbështetje të OJQ-së në të cilën ka qenë drejtoreshë e bordit.