Gjykimi për vepra që lidhen me terrorizmin |(Arkiv) | Foto: KALLXO.com

I Mbyllur Gjykimi për Terrorizëm

Është mbyllur për publikun seanca e gjykimit të pesë personave për vepra që lidhen me terrorizmin.

Në këtë seancë po dëshmon një dëshmitar i mbrojtur, ndërsa seanca është mbyllur për ta ruajtur identitetin e tij.

Valon Shala, Ardian Mehmeti, Genc Selimi, Nuredin Sylejmani dhe Musli Hyseni akuzohen për organizimin dhe drejtimin e një grupi terrorist, pjesëmarrjen në grup terrorist, përgatitjen e veprave penale terroriste, prodhimin e paligjshëm të materialeve shpërthyese, posedimin e paligjshëm të armëve dhe të eksplozivëve, nxitjen e urrejtjes fetare, sulmin e rëndë në territorin e Kosovës, si dhe kryerjen e terrorizmit brenda territorit të Sirisë.

Një seancë e mbyllur e këtij gjykimi po për dëshminë e një dëshmitari të mbrojtur u zhvilua edhe në prill të këtij viti.

http://kallxo.com/mbyllet-seanca-e-terrorizmit/

Gjatë seancave të kaluara Ardian Mehmeti, Valon Shala, Genc Selimi dhe Nuredin Sylejmani pranuan fajësinë për armëmbajtje pa leje ndërsa u deklaruan të pafajshëm në pikat tjera.

http://kallxo.com/te-akuzuarit-per-terrorizem-pranojne-akuzat-per-armembajtje-pa-leje/