Mbyllet Tregu i Kafshëve në Gjilan

Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Gjilanit njofton qytetarët se pas vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, me rastin e fillimit të vaksinimit masiv të gjedheve kundër sëmundjes gungore, ditën e shtunë nuk do ta mbahet tregu i kafshëve në Gjilan.

Në vendim urdhërohet mbyllja dhe ndalimi i funksionimit të tregjeve të kafshëve, ndalimi i përkohshëm i lëvizjes së kafshëve, përderisa përjashtimisht lejohet lëvizja e kafshëve, tufave nga ferma në thertore apo nga ferma në fermë vetëm me pëlqimin e veterinarit zyrtar të Agjencisë së Ushqimit dhe veterinarit të autorizuar nga AUV.