Mbyllen 4 bastore në Ferizaj

Aksioni i gjerë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me mbylljen e 4 bastoreve në Ferizaj të cilat po operonin ilegalisht.

Komuna e Ferizajt njofton se inspektorët e tregut konkluduan me mbylljen e këtyre lokaleve të cilat operonin në shkelje të plotë, krejtësisht fshehtas dhe kamufluar.

Sipas njoftimit thuhet se  Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit të Komunës tha se tashmë është mjaft i përhapur fenomeni i kamuflimit, maskimit të lokaleve ku operojnë biznese të tilla.

Gjithashtu më tutje thuhet së është rritur ndjeshëm niveli i sigurisë dhe eliminimit të mundësive për zhvillimin e veprimtarive të kundërligjshme.

KALLXO.com ka raportuar këtë javë në vazhdimësi për aksionin e Policisë së Kosovës në Gjakovë për veprimtari ilegale të lojërave të fatit – Bastore pa licencë me qëllim që të përfitojnë dobi pasurore.

Operacionit ‘BASTI’ në Gjakovë – Nëntë persona nën hetime

 

]