Shkatërrimet në Kumanovë. Foto nga: AP / Radovan Vujovic

Mbrojtja Kërkon Lirimin e të Akuzuarve të Rastit të Kumanovës

Në procesin gjyqësor për përleshjen e Kumanovës të majit të vitit 2015, gjatë fjalës përfundimtare avokatët e të akuzuarve kërkuan rihapjen e seancës kryesore dhe pranimin e të gjitha dëshmive të propozuara nga mbrojtja.

Kjo, sipas avokates Artene Iseni, me qëllim të zbulimit të organizatorëve të vërtetë, motivin dhe qëllimin, kush, si dhe për çfarë motivi u shkaktuan këto dëme në Maqedoni.

Avokatja Iseni tha se pala mbrojtëse kërkon që të gjithë të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave” duhet të lirohen si të pafajshëm.

Kujtojmë që në fjalën përfundimtare të prokurorisë është kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të gjithë të akuzuarit.

“Gjykata, qytetarëve, të akuzuarve dhe familjarëve të viktimave mund t’ju ofrojë vetëm një gjysmë të vërtetë të rasteve në fjalë. Në të kundërtën, opsion i vetëm në këtë kualifikim dhe me provat e deritanishme më mbetet të kërkoj lirimin nga akuza të të gjithë të akuzuarve”, tha Artene Iseni.

Raportin, të plotë, rreth këtij rasti mund ta shikoni në këtë link. /21Media