Tryeza “Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Konkurrencës: Ku po çalon zbatimi?” - 30.01.2019

Mbrojtja e Konsumatorëve - Raportimet e KALLXO nxjerrin në pah të metat e institucioneve në zbatimin e Ligjit

Internews Kosova ka mbajtur tryezën ku është diskutuar për ‘Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Konkurrencës: Ku po çalon zbatimi’, ku u paraqiten gjetjet e monitorimit në këtë fushë gjatë vitit 2018, dhe për skandalet që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë.

Kreshnik Gashi, autor i emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’, përmendi disa nga projektet që janë arritur edhe nga raportimet e qytetarëve përmes platformës online në KALLXO.com

Gashi tha se për rastet e skandaleve të mishit në Kosovë, nuk po ndërmerret asgjë dhe sipas tij, gjykatësit po lejojnë që furnizuesit e mishit po vazhdojnë të shesin mish të gjedheve të ngordhura.

“Sot ua kemi dhënë një adresë qytetarëve se ku me raportu për problemet të cilat i hasin, në biznese/tregjet kur ata janë viktima. Bizneset po vazhdojnë të shesin produkte që janë të ndaluara. E kemi nisur në një kohë a ka mish Belgjike, i cili është zhvillu për disa ditë edhe filloj me u shujtë nga tjerët. Ne kemi tentuar që mos me lanë vetëm më tri ditë, por me përcjell skandalin e mishit. Në fabrika të suxhukut ka edhe minj. Nuk e kemi bërë që më i dëmtuar prodhuesit vendor por me na bo krenar e me qenë konkurrent në rajon. Skandali i mishit ka mbet në gjysmë, prokuroria ka ngrit aktakuzë dhe ende nuk është bërë asgjë”, tha Gashi.

Ai shtroi si çështje edhe problemet në Komunën e Pejës, e cila nuk e ka së paku një inspektor sanitar.

“Kemi nisur një fushatë tjetër në KALLXO.com se kur të shohin një produkt në market po lirohet, e kemi vërejt e kanë 99 cent, njëjtë e kanë edhe ditëve tjera. Po kur po është vikend po e qesin me të madhe, ka pas biznese që janë dënuar. Fokusi ka qenë për biznese të mëdha, biznesmen që janë deputet që na i kanë pru këto ligje e vetë nuk po i zbatojnë. Fokusi ynë kanë qenë edhe gjykatat që 11 vjet. Gjykatësi më lehtë e dënon një kundërvajtje sesa një biznes. Në sistemin tonë janë të barabartë dhe gjykatësi e ka normë. Peja nuk ka inspektor sanitar për shkak se ka caktim të ndryshëm të prioriteteve”, u shpreh Gashi.

Gjithashtu, ai konstatoi se në markete me të madhe po u lejohet shitja e duhani dhe alkoolit të miturve.

Arbër Kadriu, nga Zyra Ligjore e BIRN dhe Internews Kosova, sqaroi se hulumtimet në fushën e të drejtës se konsumatorit kanë pranuar 40 raportime dhe që deri më sot 27 prej tyre janë vërtetuar gjetjet.

Sipas tij, inspektorati i MTI-së, ka trajtuar dy nga 7 raportimet e bëra në KALLXO.com, dhe që gjatë periudhës janar-shtator 2018, në 5 raportime nuk kanë kthyer përgjigje.

“Inspektorati i Komunës së Gjilanit, ka pranuar 21 ankesa nga qytetarët, për shkelje të të drejtave të konsumatorit, dhe 11 prej këtyre ankesa janë zgjidhur, ndërsa 6 janë paraqitur kërkesa për fillim të procedurës në Gjykatë dhe që 4 subjekte janë dënuar më gjobë. Inspektorati i Komunës së Pejës, ka zgjidhur 4 lëndë ndaj katër subjekteve, përmes procesverbalit, në 2 raste përmes fletëparaqitjes në Gjykatë janë shqiptuar 2 gjoba” tha ai

“Hulumtimi i ‘Drejtësia ne Kosovë’ ka kuptuar se në 20 markete të mëdha në 6 qytete u janë shitur produkte të ndaluara të miturve. Në inspektoratin e Tregtisë kemi marrë zotim që kanë me u trajtu këto raste. Ligji i ri parasheh edhe flamujt të vendit të origjinës, me 10 janar kemi ndaluar në 5 markete dhe kemi parë që nuk e ka filluar, pas një jave kemi parë që i kanë paraqit vetëm flamujt e Kosovës, ndërsa sot ka përmirësime”, shtoi Kadriu.

Sipas Kadriut, Komuna e Prishtinës është komuna e vetme e cila nuk ka kthyer përgjigje në rastet e raportuara.

Ndërkaq, Plator Gërdovci nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmendi ligjet e miratuara për mbrojtjen e konsumatorit.

Gërdovci e vlerëson vitin 2018 si vit të suksesshëm.

“Në kuadër të MTI-së është edhe këshilli për mbrojtjen e konsumatorit ku së fundmi me vendim të qeverisë, nga 7 anëtarë është ngritur në 16 anëtarë. Tani janë pjesë edhe rregullatorë të ndryshëm që direkt apo indirekt merren me mbrojtjen e konsumatorëve. Po ashtu tani janë edhe 5 anëtarë nga shoqëria civile ku po besoj që puna e këshillit këtë vit do të jetë më dinamike dhe ka shpresë që do të ketë sukses”, tha ai.

“Sa i përket vitit 2018, departamenti për mbrojtjen e konsumatorit dhe Ministria e Industrisë dhe Tregtisë, e konsideron vit të suksesshëm në legjislacion, pasi është miratuar ligji për mbrojtjen e konsumatorit. Përveç ligjit, janë nxjerr edhe 6 udhëzime administrative që e plotësojnë ligjin për mbrojtën e konsumatorit. Është miratuar udhëzimi administrativ për procedurën e trajtimit të ankesave nga departamenti, është miratuar udhëzimi administrativ përcaktimi i formës, përmbajtjes dhe përdorimi i logos së departamentit. Është miratuar udhëzimi administrativ mbi formularin, kohën, informacionin nga kontrata në distancë, është miratuar udhëzimi administrativ përcaktimi e formës, përmbajtjes dhe përdorimit të flamujve mbi origjinën e produktit” shtoi Gërdovci nga MTI.

Tryezën mund ta ndiqni live në KALLXO.com

 

 

https://kallxo.com/edhe-pse-e-ndaluar-femija-blen-raki-ne-etc/