ARKIV - Rashit Qalaj, Policia e Kosovës. Foto: Kallxo.com

Mbrojtja e Gazetarëve, Prioritet i Policisë

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, të dedikuar sigurisë së gazetarëve, Çalaj tha rastet e raportuara shqyrtohen dhe përcillen në prokurori pa përjashtim.

“Unë besoj që shumica e rasteve që ndodhin kundër komunitetit të gazetarëve dhe gazetarëve si individë që raportohen në Policinë e Kosovës, ne gjithmonë i trajtojmë me pritoritet gjithmonë duke e marrë parasysh rëndësinë që e ka puna e gazetarit”, tha Çalaj.

Sipas statistikave të PK-së, në Kosovë që nga paslufta janë regjistruar 154 raste të sulmeve ndaj gazetarëve të llojeve të ndryshme dhe 17 prej tyre po vazhdojnë të hetohen akoma.

Sipas Çalajt, rastet e sulmeve kibernetike dhe kërcënimet online kanë qenë më të theksuara në vitin 2016 se në vitet e mëparshme.

“Në vitin 2015 kryesisht shumica e rasteve kanë qenë vjedhje të pronave ndërsa në 2016 kemi raste të kërcënimeve kryesisht përmes Facebook, Viber, Whatsapp etj.. Por procesi i hetimeve është më i ndërlikuar “, tha Çalaj.

Këtë të enjte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, do të mund të ndiqni reportazhin me rrëfimet e gazetarëve për kërcënimet që i kanë marrë gjatë punës.

Gjithashtu, në studio për këtë çështje do të debatojnë Përfaqësues të gazetarëve dhe organeve mbrojtëse.

Deklaratën e Rashit Çalajt mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: