Mbreti i Tajlandës kurorëzohet me truprojen e tij

Ceremonia e kurorëzimit zgjatë disa ditë Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn dhe truproja e tij e sigurisë Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya sot kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Siç raportojnë mediat e huaja, ceremonia e kurorëzimit në këtë mbretëri zgjatë disa ditë. Pra, ceremonia e filluar sot vazhdon deri të hënën.

Tashmë, Mbretëresha Suthida është partnerja afatgjate e Mbretit Vajiralongkorn dhe është parë me të në publik për shumë vite me radhë edhe pse marrëdhënia e tyre asnjëherë nuk është pranuar zyrtarisht. Mbreti Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, u bë monarku kushtetues pas vdekjes së babait të tij në vitin 2016. Ai është martuar dhe divorcuar tri herë më parë dhe ka shtatë fëmijë. /21Media