Foto: Facebook

Mbretëresha Uron Presidenten

Presidentes së Republikës së Kosovës vazhdojnë t’i vijnë urime nga udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës me rastin e përvjetorit të Pavarësisë.

Siç ka njoftuar në profilin e saj në “Facebook”, Presidentja Atifete Jahjaga ka pranuar urime edhe nga Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar.

“Është kënaqësi e madhe t’i dërgoj Shkëlqesisë Suaj urimet e mia me rastin e festimit të Ditës tuaj kombëtare, bashkë me dëshirat më të mira për fat dhe lumturi popullit të Kosovës në të ardhmen,” thuhet në urimin e Mbretëreshës Elizabeth.