Albin Kurti duke hyrë në selinë e VV-së | Foto: KALLXO.com

Mblidhet Kryesia e Vetëvendosjes-Mungojnë të Dorëhequrit

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur sot në Prishtinë për të diskutuar dorëheqjet e disa personave nga strukturat e saj.

Në selinë e Vetëvendosjes janë parë duke hyrë Hydajet Hyseni, Albin Kurti, Shpend Ahmeti, Rexhep Selimi, ndërsa së bashku kanë ardhur edhe Albulena Haxhiu e Belgzim Kamberi.

Haxhiu kishte dhënë dorëheqje nga Kryesia e Vetëvendosjes, por më pas ishte kthyer përsëri në të.

Dje nga strukturat partiake të VV-së dha dorëheqje kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati.

Përveç Kastratit, dorëheqje nga pozitat në Vetëvendosje dhanë edhe ish-kryetari Visar Ymeri dhe deputetët Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Faton Topalli e Aida Dërguti.

Dorëheqjet në Vetëvendosje janë komentuar nga kandidati për kryetar i këtij subjekti Albin Kurti dhe nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-zhvillimet-ne-vv-nuk-jane-bash-normale/

http://kallxo.com/albin-kurti-flet-per-doreheqjet-ne-vetevendosje/