Mblidhet gjysma e parave për gjobën ndaj Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteiner
Pasi që shtëpia e futbollit botëror, FIFA dje mori vendim që të shqiptojë gjobë ndaj 3 futbollistëve të kombëtares së Zvicrës, të cilët kishin bërë shqiponjën me duart e tyre në ndeshjen ndaj Serbisë në kampionatin botëror, disa persona përmes aplikacionit “gofundme” kanë filluar të mbledhin paratë për ta paguar gjobën prej 25,000 frangash zvicerane.
Nga 10 mijë franga zvicerane janë dënuar Xhaka dhe Shaqiri, ndërsa me 5 mijë kapiteni i kombëtares zvicerane, Stephan Lichtsteiner.
Deri më tani përmes këtij aplikacionit janë mbledhur 12 mijë e 527 dollarë amerikanë, ndërsa synimi i organizatorit është që të mblidhen 25 mijë dollarë.
KALLXO.com shkroi dje për dënimin që iu është shqiptuar këtyre futbollistëve si dhe për reagimet që kishte ngjallur ky dënim.
https://kallxo.com/fifa-denon-xhaken-e-shaqirin-me-nga-10-mije-franga/
https://kallxo.com/kampanje-per-mbledhjen-e-parave-per-xhaken-e-shaqirin/
Zvicra kishte fituar 2 me 1 kundër Serbisë para disa ditësh në garën e kupës së botës me golat e Xhakës e Shaqiri të cilët kishin festuar duke e bërë shqiponjën me duar.