Mblidhet AAK-ja

Haradinaj doli në një konferencë për gazetarë sot, pasi dje opozita anuloi protestën e paralajmëruar.

“Bashkë me opozitën, por kemi dallime. Nganjëherë ma shumë nganjëherë më pak. Kemi dallimet tona, por jemi bashkë në kundërshtim,” tha Haradinaj.

Haradinaj u tha gazetarëve se “protesta nuk është anulu, po u shty”.

AAK-ja sot po mban mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm të saj. Haradinaj tregoi se për çfarë po flitet në të.

“Sot AAK në obligimet e veta të brendshme bën ni analizë të kundërshtimit opozitar dhe vendos hapat e ardhshëm. Kemi prezentë vendimmarrësit e AAK-së. Jemi të interesum me rritë këtë kundërshtim opozitar,” tha Haradinaj.

Haradinaj u pyet nga gazetarët edhe pse u tërhoq nga AAK-ja Donika Kadaj-Bujupi.

“Për besë nuk e di. S’kemi marrë as letër, as sms, as kurrgjë prej saj,” tha Haradinaj.

Haradinaj u pyet edhe çka nëse Donika Kadaj-Bujupi shkon në “Vetëvendosje”. “Ani, more shumë mirë,” u përgjigj ai.

Haradinaj përsëriti se vetë nuk është për fërkime me policinë në Kuvend.

“Ne kemi gjuajt gaz dhe mendoj se kemi vepru drejt se me këtë e kemi pamundësu bashkësinë, demarkacionin. Po ajo që nuk e kam ba unë është që nuk kam pas qejf me u shtri aty në Parlament e me m’kap dikush,” tha Haradinaj.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së po vazhdon.

11:29

Në selinë e AAK-së ka nisur takimi i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Një mbledhje e jashtëzakonshme e këtij këshilli dhe kryetarëve të degëve të AAK-së u njoftua me anë të një komunikate të këtij subjekti politik.

ramush haradinaj

Mbledhja e jashtëzakonshme u ftua pas zhvillimeve të djeshme opozitare, kur u anulua protesta e paralajmëruar për sot në Prisshtinë.

Zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj tha për KALLXO.com se janë mbledhur “Kryetarët e degëve dhe gjithë strukturat për të diskutuar zhvillimet e përgjithshme”.